Mos harroni që janë njerëz! Vuan nga depresioni, Courtois la fushën e lojës

Sa e lehtë është të krikosh futbollistët. Gjithmonë tifozët kanë fjalët e fundit si të parat kur lojtarët nuk paraqiten mirë në fushën e lojës. Por duke harruar se edhe ata janë njerëz, si të gjithë, kanë ndjenja dhe të njëjtat përjetime.

Një dëshmi e madhe vjen nga portieri i Realit, Courtois. I ardhur me shumë bujë te madrilenët, gabimet i janë kthyer dhe po e rëndojnë në anën psikologjike.

Kulmi arriti ndaj Club Brugge, atje ku pësoi dy gola në pjesën e parë dhe i pari ishte qesharak. Tifozët nisën ta vërshëllenin dhe Courtois nuk doli më në pjesën e dytë.

Por çfarë ndodhi? Mediat spanjolle raportojnë se portieri belg po përjeton një moment depresioni. Me shumë ankth ka qenë në momentin kur hyri në dhomat e zhveshjes pas vërshëllimave, ndërsa ka pasur edhe marrje mendsh. Një situatë e vështirë dhe Courtois nuk po e kalon dot, ndërsa pritet mungesa dhe në ndeshjen e radhës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *