“Mos e prano Kombëtaren”! Kërcënimi i Zidan për Modriç, tregon futbollin e kohës mpderne

Futbolli i kohës moderne ka ndryshime në të gjitha aspektet. Por më kryesore është fakti kur flitet për raportin Kombëtare-ekip. Nëse më parë Kombëtarja ishte ajo që kishte vlerën më të madhe, më shumë peshë për një lojtar, tashmë e gjitha kjo është zbehur disi.

Ekipet që hedhin investime të çmendura kanë të drejtën morale për t’i bërë edhe presion lojtarëve, për ta pasur nën kontroll të plotë. Si në rastin e fundit mes Realit të Madridit dhe Luka Modriç. Ky i fundit gjendet i dëmtuar për momentin, por Zidan nuk do që ta lërë te Kroacia.

Kjo Kombëtare do t’i dërgoj ftesën Modriç për takimet e tetorit pasi nuk e ka luksin që ta lërë jashtë. Por trajneri Zidan nuk do ta rrezikojë sërish mesfushorin, për ta humbur edhe për shumë ndeshje të tjera. /Sport Ekspres/