Mos e kruaj me një tifoz të Miluollit, edhe nëse je terrorist!

Para pak ditësh Londra u trondit nga një sulm terrorist, me disa persona që fillimisht shkaktuan të vdekur e të plagosur me një automjet të ngjitur në trotuar, ndërsa më pas sulmuan me thika kë t’u dilte përpara.

Panik e tmerr në Londër, por në restorantin Borough Market ishte dikush që nuk e vriste mendjen për terroristët.

Roj Lernër, 47 vjeç, ishte me disa miq në restorant dhe kur kuptoi çfarë po ndodhte, nuk u arratis në panik, por u turr drejt terroristëve, që po hynin në restorant.

Tre persona me thika në duar, duke bërtitur “Islam, Islam, kjo është për Allahun”, ndërsa Roj u doli para, filloi të luftonte me grushte, duke bërtitur: “Fuck you! Jam tifoz i Miluollit!”.

Një gjest i çmendur, por heroik, sepse Roj ndali për një kohë të gjatë terroristët dhe u mundësoi shumë njerëzve që të arratiseshin nga kriminelët.

Për fat, Roj ia hodhi paq: shumë plagë, por jashtë rrezikut për jetën.

” E di, ishte një gjest idiot, mund të kisha vdekur, por duhet t’u tregoja vendin atyre bastardëve. Kam nja 8 plagë, por ata ishin tre, nuk kisha ç’të bëja”, tregon Roj, i cili është kthyer në hero në Angli, por imagjinoni si ndihen tifozët e Miluollit.

Për ata që nuk e dinë, Miluolli është klub në Londër, i famshëm për tifozët e vet të çmendur, që janë prej dekadash tmerri i Anglisë dhe policisë angleze, aq sa janë bërë edhe filma me historitë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *