“Mos e kruaj me James Harden”, përulen Warriors! Spurs “çmontojnë” Raptors

Golden State Warriors dhe Toronto Raptors janë thyer. Kampionët në fuqi e kanë pësuar përballë të magjishmit James Harden, i cili po kalon një formë të shkëlqyer dhe nuk e ka ndalur serinë e të shënuarit më shumë se 40 pikë. Këtë herë ka realizuar 44, ndërkohë që ka regjistruar triple-double me 15 asistet dhe 10 topat e rikuperuar. Në formë edhe Clint Capela, me 29 pikë e 21 topa të rikuperuar.

https://www.facebook.com/thebuzz.nba/videos/368180593915904/?sk=h_chr

Curry shënoi 35 pikë, kurse Durant e Thompson nga 26 pikë për kampionët në fuqi. Warriors në fakt e nisën mirë, pasi në dy periodat e para arritën të siguronin një epërsi prej 17 pikësh. Rockets u zgjuan dhe arritën të barazonin dhe ta çonin ndeshjen në shtesë, duke triumfuar 134-135.

Toronto Raptors nuk i ka bërë dot ballë “furisë” së San Antanio Spurs, pasi u mund 125-107. DeMar DeRozan ishte lideri i skuadrës nga Teksasi. “Triple-double” për të: 21 pikë, 11 asiste, 14 topa të rikuperuar. Por Spurs-at ishin lart në tërësi, pasi LaMarcus Aldridge (23 pikë), Bryn Forbes (20 pikë) dhe Derrick White (19 pikë) realizuan një numër të konsiderueshëm pikësh.

Vijon të fitojë edhe Denver Nuggets, që ka kaluar me sukses Sacramento Kings me rezultatin 113-117. Jamal Murray ishte lideri i skuadrës, me 36 pikë të realizuara. Paraqitje shumë e mirë edhe për Nikola Jokiç: realizoi 26 pikë, dha 6 asiste dhe rikuperoi 13 topa.

San Antonio Spurs-Toronto Raptors 125-107
Sacramento Kings-Denver Nuggets 113-117
Golden State Warriors-Houston Rockets 134-135

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *