“Mos e humbisni kohën kot”! Thumbimi i “Tirona Fanatics”: Ndiqni këto leksionet online

Megjithëse futbolli në Shqipëri është ndalur dhe vendi ka hyrë në izolim, tifozët nuk kanë mungaur të jenë aktiv. Këtë herë jo në stadium por në rrjetet sociale. Thumbimet kanë qenë prezente edhe gjatë kësaj periudhe mes dy tifo-grupeve më të mëdha dhe me rivalitet të përjetshëm mes tyre. Bëhet fjalë për “Tirona Fanatics“ dhe “Ultras Guerrils“ që njihen për armiqësinë me njëri-tjetrin, teksa gjithnjë kanë ditur si t’i dhurojnë spektakël ndeshjeve nga tribunat.

Ndërkohë tani spektakli është zhvendosur në rrjet, ku tifozët besnik të Tiranës kanë lëshuar shigjetën e radhës. “E keshillueshme per keto kohe karantine. Mos e humb kot kohen…ndiqi leksionet online!“, ka qenë ajo çfarë tifozët e bardhebluve kanë shkruar në postimin e bërë në faqen e tyre zyrtare në “Facebook“. Në të kanë bashkangjitur edhe një video me momente kur “Tirona Fanatics” mbështet ekipin e zemrës në shkallët e stadiumit, duke treguar atmosferën e mrekullueshme dhe spektaklin që kanë falur çdo herë për klubin e Tiranës./Sport Ekspres/