Mos dyshonit kot te Kukësi/ Mezani flet për dëmtimin e Shametit: Faji vetëm i puntorëve të fushës

Ylli Shameti nuk po arrin ende që të debutojë te Gjilani, skuadra e re që iu bashkua pas largimit nga Kukësi. Kjo për shkak të dëmtimeve që ka marrë në këto kohë mbrojtësi shqiptar, që teksa po pritej të rikthehej nga lëndimi i mëparshëm, shkon sërish në spital.

Në Kosovë dyshuan edhe për një lojë të Kukësit, për t’ia shitur futbollistin e dëmtuar Gjilanit. Por këtë herë është edhe vetë trajneri Gentian Mezani, i cili shprehet se Shametit i janë bërë kontrollet mjekësore në fillim dhe ka qenë i vetmi rast që u pa me aq shuëm detaje. Në intervistën për “Gazeta Zëri, Mezani shprehet:

“Shameti është i vetmi lojtar që i janë bërë kontrollet mjekësore,. Nuk besoj se asnjë lojtari tjetër i janë bërë kontrollet aq të detajuara sa atij dhe arsyeja se pse i janë bërë këto kontrolle kanë qenë pikërisht dyshimet që kishim edhe ne për dëmtim të mundshëm”. “Nga kontrollet që i janë bërë nuk ka rezultuar i dëmtuar dhe prandaj ne si klub kemi firmosur me të”, ka treguar trajneri shqiptar i Gjilanit.

Dëmtimi i tanishëm nuk ka lidhje me dëmtimin e parë, sepse nga dëmtimi i parë është rikuperuar plotësisht. Ky është një dëmtim në kavilje dhe ky dëmtim ka ardhur nga papërgjegjshmëria e mirëmbajtësve të fushës, pasi në zonën e penalltisë kishte një dëmtim të fushës dhe aty dëmtoi kaviljen. Pra është gjithçka tjetër si dëmtim dhe ne shpresojmë që në harkun e dy javëve ta kemi në fushën e lojës, sepse është një lojtar me eksperiencë që mendoj do të na ndihmojë shumë”, tha Mezani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *