Morina dhe Pashaj nga minuta e parë ndaj të kuqve

0

Ndryshimet në formacionin e Flamurtarit, në krahasim me takimin e javës së parë me Teutën, janë të sigurta. Duke qenë se luhet në transfertë, gjasat më të mëdha janë që vlonjatët të luajnë me një mesfushë të ngjeshur dhe me një sulmues. Titullar në këtë repart pritet të jetë Mario Morina, ndërsa në mesfushë do të ketë vend për Hoxhën dhe Lenën. Ndryshimet do të prekin edhe mbrojtjen, ku afrimi i fundit, Entonio Pashaj, do të luajë në qendër, përkrah kroatit Fushtar. Buval është i dëmtuar dhe e ka humbur ndeshjen e sotme në kryeqytet, ndaj dhe debutimi i Morinës me fanellën e Flamurtarit është i sigurt. Nëse trajneri Levi ndryshon mendje për sulmin dhe hedh në fushë gjeorgjianin Tskhadadze, Morina mund të spostohet në mesfushë, në të djathtë.

 

 

Formacioni i mundshëm i Flamurtarit

4-5-1

Halili

 

Idrizaj Pashaj Fushtar Popkhadze

 

Trap     Telushi

 

Lena   Nexhipi     Hoxha

 

Morina

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.