Mori vendin e Bruno Alveshit, Kastriot Dërmaku gjen minuta në Seria A në fitoren e thellë të Parmës

Nga Klaudio Ndreca

Një fitore të thellë ka marrë Parma në mbrëmjen e sotme, duke e mundur Xhenoan 1-4. Një përballje kjo që pati vetëm një protagonist te miqtë, Korenlius. Ky i fundit ka realizuar tripletën, duke e mundur i vetëm Xhenoan, ndërsa goli i Falkes nga pika e bardhë e penalltisë do të shërbente vetëm për statistikë te vendasit.

E sikur të mos mjaftonte fitorja 1-3 ishte Kulusevski që në minutën e 87 veproi bukur në krahë, duke e dërguar topin me mjeshtëri në cepin e rrjetës. Ndërkohë disa minuta i gjeti në fushë edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dërmaku. Ky i fundit u aktivizua në vendin e Bruno Alveshit në minutën e 78, ndërsa hera e fundit që kishte luajtur me Parmën ishin 18 minuta aktivizimi në përballjen e 26 janarit ndaj Udinezes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *