Mori kryesimin e Serie A, Interi i Contes thyen edhe një rekord që nga krijimi

Interi ka shfrytëzuar atë hap fals të Juventusit dhe ka arritur të marrë kreun e Serisë A. Zikaltrit mposhtën me rezultatin 2-1 ekipin e Spalit dhe kjo fitre, përveçse i fali vendin e parë, ka bërë që skuadra e Contes të vendosë një rekord të ri në historinë e klubit.

Kështu Interi ka arritur që të marrë 12 fitore në 14 javët e para të kampionatit, gjë që nuk ia ka dalë dot ta bëjë asnjëherë më parë. Conte duket se i ka dhënë skuadrës nga Milano një tjetër fytyrë këtë sezon, duke u parë madje edhe si rivalët kryesorë për të luftuar deri në fund të kampionatit për titullin kampion me ekipin e Juventusit./Sport Ekspres/