“Morëm trajnerin e duhur”, Jonuz firmos dhe prezantohet

0

Vllaznia ka nisur nga puna dhe lëvizja kryesore ishte ajo e zgjedhjes së trajnerit të ri. Mirsad Jonuz, trajneri i njohur që ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, sot ka mbërritur në Shkodër dhe ka nënshkruar kontratën që e lidh zyrtarisht me kuqeblutë.

“Arsyeja pse pranova dhe zgjodha të drejtoj këtë ekip është emri i madh u Vllaznisë”, është shprehur mes të tjerash Jonuz në daljen e tij të parë për mediat. Dëshira është e madhe për të bërë gjëra të mira në krye të Vllaznisë dhe për këtë ai ka premtuar se do të bëjë maksimumin.

Administratori Suad Lici ka thënë fjalët e tij dhe ka theksuar se synohet që sezoni i ardhshëm të jetë ndryshe nga më të mëparshmit. Ish-futbollisti i Vllaznisë është i bindur se kanë bërë zgjedhjen e duhur për pankinën. 

Vllaznia deri më tani ka afruar Herald Markun dhe Dajan Shehin, ndërkohë që kanë rinovuar kontratat Gilman Lika dhe Renato Malota. Gurishta, Krymi, Kruja dhe Sherri janë nën kontrata, ndërkohë që pritet të ketë edhe afrime të tjera në vazhdim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.