“Morëm një xhol, do shënojë shumë gola”, Afrim Taku ndryshon skuadër

Klubi amerikan i Sharlot Indepedense ka zyrtarizuar firmën me mesfushorin shqiptar, Afrim Taku. 29-vjeçari do të aktivizohet me skuadrën amerikane këtë sezon. Mesfushori anësor ka folur pas firmën me skuadrën e Sharlot, ku u shpreh: “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe kam nënshkruar për këtë skuadër. Po pres me padurim të luaj dhe të ndihmoj skuadrën këtë sezon. Dua t’i falënderoj të gjithë për pritjen që më kanë bërë”,- tha Taku.

Për afrimin e mesfushorit, ka folur dhe trajneri i skuadrës, Xhim MekGines, i cili tha: “Jemi me fat që kemi gjetur një lojtar si Taku. Tek ai shohim një futbollist që mund të luajë në shumë role dhe që do t’i shërbejë shumë skuadrës. Di të luajë në qendër dhe në krahët e sulmit, ku unë mendoj se do të jetë më i rrezikshëm dhe do të shënojë më shumë gola”.

Taku në Shqipëri ka mbajtur të veshur fanellën e Tiranës dhe Skënderbeut, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në Superiore. Sezonin e shkuar, 29-vjeçari ishte pjesë e Tampa Bej në kategorinë e dytë amerikane (USL) dhe duke e njohur mirë këtë kampionat, pritet të shkëlqeje edhe te skuadra e Sharlot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *