Morati: Interi po mendon më shumë për Ligën e Kampionëve se Serinë A!

Masimo Morati ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, pasi shihet edhe si kandidat potencial për kreun e federatës italiane të futbollit. Ish-presidenti i Interit foli për mediat pak ditë më parë në lidhje dhe me mbështetjen e Anjelit ndaj tij. Gjithsesi italiani duket se është rikthyer të flasë, por këtë herë për Interin “e tij” dhe ecurinë e tyre.

INTERI – “Nisja e sezonit nuk ishte e duhura, por dhe fati nuk ishte me skuadrën. Tani Interi i ka zgjidhur problemet dhe po tregohet një skuadër me karakter dhe po bën lojë të mirë. Padyshim zgjimi i Ikardit i ka dhënë një fytyrë tjetër Interit sepse është një ndër më të rëndësishmit aty dhe me finalizimet e tij është një lojtar që bën diferencën.”

CHAMPIONSI – “Championsi është kompeticioni më i komplikuar dhe më i fortë. Grupi ku Interi u shortua është mjaft i vështirë, por forma që po tregojnë është vërtet fantastike. Duket sikur më shumë mendojnë për Championsin se sa për Serinë A.”

AFRIMET – “Nga lojtarët e afruar më pëlqen shumë Lautaro Martinez. Është një lojtar në moshë të re dhe më duket një lojtar mjaft i zgjuar që i hap shumë probleme kundërshtarëve. Gjithashtu Azamoah është një lojtar me shumë përvojë dhe do të na japë një dorë”, përfundoi ish-presidenti i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *