Morata rrëfen makthin: Sezoni i kaluar më çoi në depresion

Alvaro Morata u bë gazi i botës me paraqitjet mediokër që sulmuesi spanjoll tregoi për skuadrën e Çelsit. Spanjolli shënoi 11 gola në sezonin e tij të barë me “blutë” e Londrës, por nga ai pritej shumë më shumë, sidomos po të marrësh parasysh faktin se Çelsi pagoi një shumë rekord  prej 66 milionë eurosh për kartonin e 25-vjeçarit. Megjithatë, situata jashtë fushës së bletë ka qenë mjaft e rënduar për Moratën dhe këtë e thotë vetë ai në një intervistë për medien angleze“Mirror”.

“Kalova një periudhë shumë të keqe nga ana psikologjike. Nuk doja t’i flisja askujt, më mjaftonte të rrija i mbyllur në shtëpi , ndoshta nuk ishte tamam depresion, por diçka e ngjashme. E vuajta shumë presionin pasi erdha te Çelsi. Tifozët dhe klubi kishin pritshmëri shumë të mëdha për mua”

Më pas Morata flet edhe për vendimin e tij për të vazhduar aventurën e tij në Angli.

“Kisha mundësinë të rikthehesha në Itali, gruaja ime është italiane dhe do e pëlqente shumë këtë që. Pata oferta dhe nga Spanja, pra shumë oferta dhe shumë para, por në fund vendosa të qëndroj dhe të luftoj deri në fund për të treguar vlerat e mia duke shënuar sa më shumë gola në të ardhmen”, përfundoi sulmuesi spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *