Morata në krizë, edhe Spanja e lë jashtë

Deri para pak kohësh ishte ndër sulmuesit në të mirë në Europë, të Juventusi arriti nivele stratosferike, por më pas Alvaro Morata ja ngecur, nuk është bërë dot titullar në Madrid dhe tashmë po has probleme të mëdha edhe te Çelsi.

Për pasojë, edhe trajneri i Spanjës Lopetegui e ka braktisur, sepse nuk e ka përfshirë në listën për dy miqësoret kundër Gjermanisë e Argjentinës, më 23 e 27 mars, në Dyseldorf e Madrid. Janë miqësore vendimtare para Botërorit, ndaj mesazhi duket i qartë për Moratën, që më shumë gjasa nuk do të shkojë në Brazil.

Nuk është grumbulluar as Vitor, si dhe është i dëmtuar Buskets, ndërsa risi përbën grumbullimi i Dani Parehos, Markos Alonsos dhe sulmuesit Rodrigo.

LISTA

Portierë: Kepa Arrizabalaga (Athletic), Pepe Reina (Nápoles), David de Gea (Manchester United).

Mbrojtës: Álvaro Odriozola (Real Sociedad), Carvajal (Real Madrid), Gerard Piqué (Barcelona), Jordi Alba (Barcelona), Nacho (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Azpilicueta (Chelsea), Marcos Alonso (Chelsea).

Mesfushorë: Isco (Real Madrid), Thiago (Bayern), Andrés Iniesta (Barcelona), Saúl Ñíguez (Atlético de Madrid), Dani Parejo (Valencia), Koke (Atlético), Rodri (Villarreal), David Silva (Manchester City), Marco Asensio (Real Madrid) y Lucas Vázquez (Real Madrid)

Sulmues: Rodrigo Moreno (Valencia), Iago Aspas (Celta) y Diego Costa (Atlético).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *