Morata i pakënaqur, Milani e josh

0

Triumfi i djeshëm ndaj Atletikos ka bërë të kalojë në delir tifozeria e Los Blancos dhe në skuadër të shohin pranë trofeun e 12-të.

Megjithatë, jo të gjithë buzëqeshin, sepse Alvaro Morata e sheh veten një rezervë luksi dhe nuk ka ndonjë të ardhme të ndritur, duke parë emrat para tij dhe gjithashtu duke ditur se si zakonisht në verë Reali mund të bëjë ndonjë blerje të madhe në sulm.

Vera po afron dhe duket se për Moratën po shtojhen shanset të kthehet në Itali, por jo më te Juventusi.

Është Milani klubi që po tenton seriozisht të bindë sulmuesin, duke i ofruar një pagë prej “top player” dhe një rol lideri në skuadër.

Drejtori spprtiv Mirabeli ka që dje në Spanjë, ku ka mbyllur blerjen e qendërmbrojtësit Musakio nga Vijareali dhe tashmë kërkon goditjen e parë realisht të madhe të tij dhe të pronarëve kinezë.

Morata kushton shumë, por duke parë edhe moshën e tij, është një investim me shumë vlerë, më shumë se Obamejang, kostoja e të cilit është më e madhe, paga tepër e lartë dhe mosha më e madhe.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here