Morata braktis numrin 9, Çelsi respekton tifozët

Çelsi duhet të kërkojë në tjetër lojtar për numrin 9 Nuk bëhet fjalë për një largim të Alvaro Moratës, por vetëm për një ndryshim fanelle.

Siç është bërë e ditur tashmë, spanjolli është bërë babai i dy binjakëve. Fëmijët e tij kanë lindur më datën 29 dhe për këtë arsye ai ka vendosur që të marrë numrin 29-të, duke lënë numrin 9, që në përgjithësi është një nga numrat më të lakmuar nga futbollistët.

Moratat duket se po e përjeton pa masë ndjesinë e babait. Ai nuk ka ngurruar që për faqen e klubit të flasë për ndryshimin e numrit në fanellë.

“Më pëlqen numri 9, por tani kam dy djem të mrekullueshëm dhe do të mban numrin e datës që ata kanë lindur. Është një ditë që unë nuk do e harroj kurrë, pasi dy djemtë e mi erdhën në jetë”.

“Familja është gjëja më e rëndësishme për mua dhe unë dua t’i nderoj ata kur jam në fushë, ndaj kam vendosur ta ndryshoj numri në fanellë. U kërkojë falje tifozëve që kanë blerë fanellën me numrin 9. Me klubin do punojmë që të ndërrojmë gjithë fanellat”, ka deklaruar Morata, ndërkohë që Çelsi ka konfirmuar se fanellat e spanjollit me numrin 9 do ndërrohen falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *