Montolivo ikën duke shfryrë ndaj Milanit: Më bën të largohesha nga futbolli!

Rikardo Montolivo është larguar nga futbolli, ndërsa prej 7 vitesh ishte pjesë e Milanit. Por më tepër ka qenë protagonist jashtë fushës së kuqezinjëve sesa ka veshur fanellën e saj. “Lamtumira” nuk është ajo që vetë mesfushori ëndërronte, pasi nuk është trajtuar nga kuqezinjtë në mënyrën e duhur.

Pikërisht për këtë arsye ka reaguar Montolivio, duke u shprehur se Milani e bëri që të linte futbollin, ndërsa tani nuk e lejojnë që të përshëndes as tifozët.

“Kjo është koha më e mirë për të lënë futbollin, por nuk e di se çfarë të bëj tani. Më duhet të mendoj rreth kësaj. Mund të them se Milani më bëri që të mbyll karrierën time. Tani klubi nuk më lejon që t’i them as “mirupafshim” tifozëve për ato 7 vite që unë kam kaluar tek ta. Pastaj edhe Gatuzo nuk më aktivizonte kurrë dhe më linte jashtë. Arsyen nuk ma thoshte asnjëherë, por vetëm justifikohej që unë nuk kisha minutat në këmbë”, ka thënë Montolivio. /Sport Ekspres/