Montela te Milani, kërkon këto lojtarë

0

 

Ish-trajneri i Sampdorias merr drejtimin e Milanit për dy sezonet e ardhshme. 2,3 mln euro në vit. Broki shkon te Breshia, bashkë me stafin e tij, ndërsa Xhampaolo te Sampdoria. Ja objektivat e mekatos kuqezi

Ashtu si edhe pritej, Milani ka zyrtarizuar, më në fund, Vinçenco Montelën si pasardhësin e Kristian Brokit në stolin e klubit kuqezi. Pikërisht Broki, bashkë me stafin e tij, pranon ofertën e Breshias dhe sezonin tjetër do të drejtojë “dallëndyshet” në Serinë B. Eshtë trajneri i katër që ndërrohet në këto tre vitet e fundit, pas Alegrit, Sedorfit, Inzagit dhe Brokit. Montela firmos për dy sezone me 2,3 mln euro në sezon

Galiani  – Duke dalë nga “Casa Milan”, Adriano Galiani u shpreh kështu pas zyrtarizimit të Vinçenco Montelës në stolin kuqezi për sezonet e ardhshme: “Rinisemi nga Montela. Kur lindi kjo ide? Nuk më kujtohet më, kam që sot që nuk haj bukë… (qesh). Jemi të kënaqur, mendojmë se kemi bërë një zgjedhje të mirë. Të shpresojmë tani”.

Projekti – Vinçenco Montela dhe Milani, një vit më pas, martesa e shumëpritur. “Aeroplani” ka fluturuar në pankinën e klubit kuqezi, me bekimin e presidentit Berluskoni. Mundet kështu konkurrenca Xhampaolo, që firmos me Sampdorian, sakaq. Montela, megjithatë, duhet thënë që nuk është një zgjedhje dosido, por e studjuar. Në fakt, edhe pala kineze që është duke negociuar për të blerë 80% të kuotave të Milanit, ka rënë dakord, pasi e njeh edhe të shkuarën si futbollist të ish-sulmuesit. Por, pas zyrtarizimit të Lapadulës, si do të lëvizë Milani i ardhshëm me Montelën në stol? A ka bërë një listë “aeroplani” për merkaton? Momentalisht, ende jo, por emrat që ai do të pëlqente dihen tashmë…

Paredes e Vaskez –Kërkimi i rezultatit nëpërmjet lojës, për Montelën është një koncept thelbësor. Shumë densitet në mesfushë, linja të ngushta dhe pasime. Ide futbolli pranë modelit spanjoll por edhe i pëlqyer dhe dashuruar nga presidenti Berluskoni. Do të duhen gjysmësulmues krahu të aftë edhe në mbajtjen e topit dhe në aftësinë për të vertikalizuar. Leandro Paredes është identikiti i duhur, një futbollist që i pëlqen shumë dhe që është vënë në krye të listës së blerjeve te Sampdoria, por përpara se Montela të ishte i përzgjedhuri i Milanit.

Jo vetëm kaq, por kuqezinjtë janë duke bërë çmos që të sigurojnë edhe Franko Vaskezin nga Palermo. Fantazisti 27-vjeçar mund të luajë edhe si sulmues i dytë. Montela, në eksperiencën te Katania, por edhe Fiorentina, shpesh ka luajtur me një 4-3-3 shumë offensive, por që nuk parashikonte fantazist, përveç se të përshtaste në atë rol Sorianon te Sampdoria. Pra, mund të pritet një formacion 4-3-1-2 që mund të kënaqë Silvio Berluskonin dhe t’I japë mundësi shpërthimi Vaskezit dhe Lapadulës.

Tomoviç – Në mbrojtje priten një apo dy afrime: duhet një mbrojtës qendror që mund të jetë një alternativë e vlefshme e Romanjolit dhe Zapatës. Eshtë propozuar mbrojtësi i Sionit, Lakroiks, por kujdes Nenad Tomoviç, besnik i Montelës. Në këtë duhet mundur konkurrenca me Torinon.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image