“Montela nuk preket, duam të shkojmë në Europa League”

0

Rezultatet e fundit kishin ngjallur dyshime, por Vinçenco Montela nuk do të lëvizë nga Milani dhe këtë e konfirmon administratori i deleguar Marko Fasone: “Trajneri ka besim të plotë nga ne dhe nga pronarët. Të jetë e qartë që nuk kemi asnjë dyshim për të ardhmen dhe nuk duam që të flitet më kot për gjëra të tilla”.

Fasone ka përsëritur edhe impenjimin dhe dëshirën e pronarëve të rinj për të përforcuar skuadrën me emra cilësorë: “Për fat, bazën e kemi. Është e qartë që do të bëjmë disa afrime, me ndonjë lojtar me eksperiencë dhe cilësi për të përmirësuar ndjeshëm skuadrën. Presidenti Li ka pranuar kërkesën tonë dhe do të na vërë në dispozicion fonde të rëndësishme. Kemi bërë një aktivitet financimi prej 120 milionë eurosh, nëpërmjet të cilave do të kemi fonde për të përballuar merkaton e verës, ndërsa humbjet do të kompensohen nga aksionarët, ndaj jemi të qetë, pasi pronarët e klubit duan një Milan të fortë që prej sezonit të ardhshëm”.

A e do Milani kualifikimin në Europa League? “Për ndokënd është më shumë një peshë, sesa një avantazh. Ne besojmë se është një rrugëtim i detyruar për t’u rikthyer të luajmë në Europë, të luajmë ndeshjen e mesjavës. Nëse duam të shkojmë në Champions në sezonin 2018/2019, objektivi Europa League është një hap themelor”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image