Montela me rezervat në Shkup: Milan, mos pëso gol!

Trajneri i kuqezinjve karikon skuadrën përpara ndeshjes së sotme me Shkëndijën: S’dua gol të pësuar, kjo skuadër si Juve e Kontes

Montela dhe Milani kanë për qëllim të qëndrojnë këtu, pra, jashtë Milanos dhe Italisë. Objektivi nuk është që të qëndrojnë larg “San Siro”-s, i rinovuar me entuziasëm, por ai i qëndrimit sa më gjatë në Evropë. Futja në grupe, pas rezultatit 6-0 të ndeshjes së parë, është vetëm për t’u festuar zyrtarisht. Edhe në këtë rast, do të kalohet te gjërat formale. Kështu klubi mund të festojë rikthimin në kupat ndërkombëtare, ambient që Milani e ka frekuentuar dhe që e njeh shumë mirë por atje ku, për faj të tij, nuk ftohet prej vitesh. Me Kraiovën dhe Shkëndijën ka qenë një antipastë, më pas do të vijë pjata e rëndë. Për të mos pasur rreziqe tretjeje nuk duhet të bëhen gjërat me shpejtësi.   Thotë Montela: “Shkëndija në shtëpi është skuadër e ndryshme, teksa ne, në “San Siro” kishim një entuziasëm të veçantë. Nesër do të jetë shumë e fortë këtu. Duhet të rritemi në mentalitet dhe nuk ka ndeshje, në të cilat na lejohet të ngadalësojmë. Duhet të tregojmë një rritje të vazhdueshme dhe të shpejtë”.

ARSYET – Mentalitet dhe krenari, por edhe teknikë e taktikë. Nëse dukej një ndeshje me shumë pak pika për të ofruar, Montela vë në dyshim të gjitha siguritë. “Shoh shumë arsye për të mos e nënvlerësuar ndeshjen, Europa është shtëpija jonë dhe ne e respektojmë. Më pas ka spunto teknike e taktike, të tentojmë të luajmë në mënyrë të ndryshme. Dhe, siç thuhet, duhet për mentalitetin. Duam të fitojmë, pa pësuar asnjë gol dhe duke qarkulluar topin mirë”.  Nëse insistohet te krenaria zbulohet se shumë big milanistë, me në krye Bonuçin, kanë bërë gjithçka për të qenë të pranishëm. Nëse konsiderohet aspekti më teknik i mundshëm, sigurisht që një rol të rëndësishëm do të luajë edhe rikthimi i Romanjolit, eksperimenti i parë i mbrojtës me tre, debutimi i Zanelatos, njëri nga dy sulmuesët e rinj.  “Shoh një krenari Milani me të cilën krenohem edhe vetë. Djemtë mezi presin të luajnë pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë. Shumë më kanë bërë të kuptoj se duan të jenë të pranishëm. Romanjoli është gati dhe mund të luajë në mbrojtjen me tre. Zanelato duehet të formohet edhe pse është rritur shumë, mund të ketë rastin e tij. Silva dhe Kutrone? Duke luajtur çdo tre ditë do të ketë hapësirë për të gjithë, edhe me ardhjen e Kaliniçit”.

NIANG – Ndërmjet arsyeve sigurisht që s’do të jetë Niang, që Montela ka dashur të përmendë dhe t’in tregojë se sjellja e tij e fundit nuk është e mirë. “Më vjen me të vërtetë keq, Milani duhet të jetë një kënaqësi dhe jo një stres. Prisja më shumë në këtë aspekt, të shohim sesi do të përfundojë”.

FITUES — Konsiderata të përgjithshme. Milani nisetnga këtu për të shkuar sa më larg të mundet. “Europa League dhe kampionati,  ne i duam të dy kompeticionet në mënyrë të barabartë. Nesër do të luajmë futjen në grupe me të gjitha energjitë dhe forcat tona që do të jenë për këtë ndeshje. Më duhet ta njoh vlerën e kësaj skuadre. Nuk jemi në luftë me Juven apo me ndonjë skuadër tjetër, maksimumi jemi në luftë me veten tonë. Për t’u bërë fitues duhet kohë. Ambicia jonë është maksimale, por në fillim duhet të bëhemi skuadër që nuk duhet të kënaqemi kurrë dhe t’i vendosim vetes kufij”.

Montela për mikpritjen tetovare

“Shkëndija është një skuadër shumë e fortë, por ata paguan emocionet e të luajturit në një stadium gjigand dhe jam i bindur se për ne do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata duan të vënë në vend nderin e tyre. Falënderoj qytetin për mikpritje. Shoh që këtu ka shumë milanistë. Ne duhet të rritemi në mentalitet dhe të tregojmë ndaj Shkëndijës rritje të vazhdueshme”.

Kuqezinjtë, me turn-over  në “Philipp II” të Shkupit

Ndeshja e sotme, ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Milanit do të luhet në stadiumin “Philipp II” të Shkupit, në të njëjtin ku është zhvilluar edhe finalja e Superkupës së Evropës, pak javë më parë. Një impiant i rëndësishëm, por që duket se tifozët që do të vijnë nuk do të mund të shohin yjet e Milanit, ose të paktën, jo të gjithë. Kjo, pasi, sipas formacionit të paraqitur, duket se Montela ka hequr dorë nga yjet e formacionit të tij të parë, duke lënë jashtë Donarumën, Bonuçin, Andre Silvën, Xhalhanoglunë apo edhe të tjerë, teksa i ka besuar sulmin Borinit, Kutrones dhe Susos. Ndërkohë në mbrojtje kthehet Romanjoli teksa këtë herë prapavija do të jetë me tre. Pra, pas fitores në ndeshjen e parë, 6-0, kuqezinjtë kanë kohë edhe për eksperimente.

Formacionet e mundshme

Shkëndija (4-2-3-1): Zahov – Todorovski, Bejtulai, Cuculi, Çelikoviç – Alimi, Totre – Radeski, Hasani, Abdurahimi – Ibraimi

Milan (3-4-3): Storari – Zapata, Musakio, Romanjoli – Rodrigez, Kesie, Lokateli, Konti – Borini, Kutrone, Suso

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *