Montela mbyll pushimet, merr drejtimin e Seviljes

Vetëm një muaj më parë Vinçenco Montela pushohej nga puna te Milani, për shkak të ecurisë mjaft të dobët në Serinë A, me një skuadër të rindërtuar duke shpenzuar 200 milionë euro në verë.

Pas një muaji me pushime të paguara, sepse është nën kontratë me Milanin, me 3 milionë euro në sezon, Montela kthehet në stol dhe e rinis nga Spanja.
Sevilja i ka ofruar një kontratë 1.5-vjeçare dhe trajneri italian ka pranuar, ndërsa do të prezantohet sot ose nesër. Në krah të tij pritet të jetë një ish-futbollist i njohur si Enco Mareska, i cili ka luajtur edhe te Sevilja gjatë karrierës së vet.

Së pari Montela do të mbyllë kontratën me Milanin, por ky nuk është ndonjë problem i madh, sepse edhe Milani p pret me padurim që Montela të gjejë ekip të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *