Montela konfirmon: Do të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm

0

Me hap breshke, Milani duket se po shkon në Europa League, edhe pse nuk ka mbaruar dhe Fiorentina e Interi nuk dihet si do të sillen deri në fund.

Barazimi i djeshëm në Bergamo ka lënë të kënaqur trajnerin Vinçenco Montela: “Pikë e çmuar, jam krenar për këtë paraqitje dhe për këta djem. Këtë vit është krijuar një grup i shkëlqyer, që është impenjuar në maksimum, edhe pse në javët e fundit jemi bllokuar në fushë. Kur luajmë pa pasur asgjë për të humbur, bëjmë gjëra të mira”.

Trajneri kuqezi zbulon edhe të ardhmen e vet, duke rrëfyer diçka kurioze: “Për të mbajtur lart përqendrimin e lojtarëve, para ndeshjes u thashë një gënjeshtër. Në të vërtetë, me klubin po programojmë të ardhmen. Do të luajmë 2-3 ndeshje në Kinë, do të grumbullohemi rreth 4 korrikut dhe do të jem trajner edhe sezonin e ardhshëm. Jam krenar që do të vazhdoj të punoj në këtë klub të madh, me një projekt teknik dhe ekonomik të madh. Me klubin dhe lojtarët kam një marrëdhënie të shkëlqyer”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image