Montela ka parë ndeshjen e gabuar: Na mundi Higuain, jo Juventusi

0

Vinçenco Montela është në fije të perit, sepse Milani i tij është në një situatë skandaloze në renditje, por trajneri kuqezi vazhdon të pretendojë se Milani po luan shumë mirë.

“Luajtëm si të barabartë me Juventusin, mund të shënonim ne të parët. Diferencën e bëri Higuain, i cili shpiku dy gola. Për 70 minuta Milani luajti shumë mirë, pastaj ndërrova disa lojtarë cilësorë dhe loja pësoi rënie. Di të them që brenda zone gjuajtëm dy herë më shumë se Juventusi. Në total krijuam sa Juventusi, që ka avantazh faktin që ka lojtarë që mund të zgjidhin ndeshjet. Komplimente Juves”.

Me të mëdhenjtë Milani vuan, por jo sipas Montelës: “Jemi një skuadër e rindërtuar, por përveç Lacios, kemi qenë të barabartë me gjithë rivalët dhe duhet të jemi më cinikë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image