Montela i beson, 19-vjeçari shqiptar debuton me Fiorentinën

0

Erald Lakti spikati sezonin e kaluar me skuadrën Primavera të Fiorentinës, teksa ekipi i grupmoshave të klubit toskan fitoi trofeun e Kupës së Italisë për të rinj. Ai është emri i fundit që mund t’iu bashkohet kolonisë së futbollistëve shqiptarë në Serie A.

19-vjeçari i lindur në Itali është rritur te moshat e Fiorentinës, ndërsa Vinçenco Montela ka vendosur t’i japë besim. Trajneri i ekipit vjollcë e ka grumbulluar mesfushorin e talentuar me ekipin e parë dhe e ka marrë me vete në fazën përgatitore që po zhvillohet në SHBA. Lakti ka arritur të debutojë me klubin nga Firence.

Montela e ka hedhur në fushën e lojës në miqësoren kundër Guadalajara Chivas. Lakti u fut në fushë në minutën e 73-të në vend të Kristoforo dhe provoi emocionet e debutimit me Fiorentinën e tij.

Trajneri Montela njihet për besimin që ju jep lojtarëve të rinj, ndërsa mesfushori shqiptar shpreson që jetë pjesë e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm. Lakti ka qenë pjesë e rregullt e grumbullimeve të kombëtares U19 të Shqipërisë

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.