Montela: Do ishte absurde të humbnim

0

Në fazën e parë Interi e vodhi barazimin në shtesë, sot e pati radhën Milani të merrte hak dhe Vinçenco Montela ka të drejtë të buzëqeshë.

Barazimi në minutën e 97-të ishte një shpërblim për një Milan që sipas trajnerit kuqezi reagoi fuqishëm pas pjesës së parë të mbyllur në disavantazhin e 2 golave: “Në minutat e fundit Interi vononte lojën dhe shtesa ishte shumë e drejtë. Arbitri Orsato na tha që do ta shtynte edhe një minutë, u tregua perfekt.

“Në pjesën e parë luajtëm mirë, por duhej të ishim më të shpejtë e cinikë. Meritonim diçka më shumë, por pësuam golin dhe u troditëm, duke pësuar shpejt edhe të dytin.

“Për atë që bëmë, ishte absurde ta humbnim këtë ndeshje: të rikuperosh dy gola në derbi është një arritje e çmendur, një provë e vërtetë force. Tani e kuptoj festën e madhe të Interit në ndeshjen e vajtjes. Jam i kënaqur për paraqitjen dhe reagimin e skuadrës pas disavantazhit”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here