Montela buzëqesh, Sevilja në finalen e kupës

Pak javë në Spanjë, një turpërim në derbi ndaj Betisit, por Vinçenco Montela duket se e ka gjetur rrugëdaljen nga tuneli. Sevilja ka nisur të fitojë e të luajë futboll dhe sot në mbrëmje siguroi edhe kualifikimin për në finalen e Kupës së Mbretit.

Në vajtje kundër Leganesit kishte përfunduar 1-1 dhe Sevilja nuk fali, duke fituar 2-0, me një paraqitje bindëse dhe një Korrea në superformë, protagonist ashtu si në turin e shkuar ndaj Atletiko Madridit. Sulmuesi shënoi në minutën e 15-të dhe Sevilja administroi gjithçka mirë, derisa Mudo Vazkez shënoi golin e sigurisë në minutën e 90-të.

Montela e quajti “ndeshja më e rëndësishme e sezonit” para saj, por tani ka përpara një finale me fituesin e çiftit Valencia-Barcelona. Është finalja e dytë në karrierë për Montelën, e ka humbur një në vitin 2014 me Fiorentinën, ndërsa Sevilja do të luajë finalen e nëntë në kupë dhe të nëntën në shekullin e ri (4 në Kupë e 5 në kontinent).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *