Monçi drejt Premier Ligës, dy alternativa për Romën

E ardhmja e Monçit është gjithnjë e më larg Romës. Drejtori sportiv spanjoll mund të transferohet në fund të sezonit në Premier Ligë për të nisur aventurën e re me Arsenalin. Trajneri Unai Emeri është personi që po insiston në afrimin e patriotit të tij. Të dy kanë punuar dhe fituar bashkë të Sevilja dhe duan të bëjnë të njëjtën gjë me “topçinjtë”.

Roma ka gati dy alternativa për zëvendësuesin e Monçit. Zgjidhja e parë mund të vijë nga brenda klubit, me presidentin Palota që po mendon t’i dhurojë postin njërit prej Riki Masarës ose Federiko Balzaretit. Zgjidhja e dytë vjen nga jashtë dhe në “pole” ndodhet Piero Auzilio i Interit, ndërsa alternativat janë Masimiliano Mirabeli dhe Daniele Faxhiano i Parmës.

Në dyshim është dhe e ardhmja e Eusebio Di Françeskos. Trajnerit i duhet të kualifikojë Romën në Champions për sezonin e ri, ndërsa objektivi tjetër është realizuar. Verdhekuqtë u kualifikuan nga faza e grupeve dhe janë një hap larg eliminimit të Portos, por për trajnerin vlen më shumë kalimi në renditje i një prej dy ekipeve milanezë, sesa eliminimi i Portos.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *