Monako zyrtarizon largimin e trajnerit, ka një plan për Zhardim

0

Leonardo Zhardim e ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me ekipin e Monakos. Trajneri portugez, i lindur në Venezuelë, ka ndërprerë marrëdhënien me klubin francez, si pasojë e nisjes së keqe dhe rezultateve të dobëta me ekipin. Monako ka arritur vetëm një fitore në nëntë javë në kampionat dhe renditet e treta nga fundit në kuotën e gjashtë pikëve.

Katër humbjet e fundit rresht mes kampionatit dhe Champions Ligës detyruan drejtuesit të marrin vendimin e shkarkimit të trajnerit, i cili e drejtoi për 233 ndeshje ekipin. Zhardim u ul në stolin e klubit në vitin 2014, ndërsa në sezonin 2016-2017, ai arriti të fitonte titullin kampion me Monakon. Ai sezon ishte i shkëlqyer për klubin nga Principata, sepse Zhardim dhe djemtë e tij arritën në gjysmëfinalet e Champions Ligës.

Jam mirënjohës dhe krenar që kam qenë trajner i Monakos për më shumë se katër vjet. Kam dhënë gjithmonë më të mirën dhe kam punuar me pasion. Kemi arritur fitore të mëdha së bashku, kujtime që nuk do t’i harroj kurrë“, shprehet Zhardim në komtin e lamtumirës.

Nuk ka munguar as komenti i Vadim Vasiliev, zëvendës-presidenti i Monakos, i cili lë të hapur mundësinë e qëndrimit të portugezit në ekip, me një rol tjetër. “Do të doja të përshëndesja me respekt të thellë Leonardon për të gjithë punë e bërë. Ai largohet me një bilanc pozitiv dhe në ka konfirmuar si një klub referencë në Europë. Me Zhardim kemi shkruar një nga faqet më të bukura të historisë së klubit tonë. Leonardo do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së Monakos“, përfundon Vasiliev.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.