Monako “shpartallon” milionerët e Guardiolës

0

Për fat të mirë, në futboll paraja nuk bën gjithçka, edhe pse bën shumë gjrëa dhe “hedh ujin përpjetë”, si i thonë fjalës.

Monako mposhti sot 3-1 Mançester Sitin, duke i dhënë një leksion të ashpër një prej klubeve më të pasur në botë dhe duke fëlliqur edhe një herë futbollin anglez, që krenohet me milionat pa fund, me yjet që afron në Premier Ligë, por në Europë asnjë klub anglez nuk shkëlqen prej vitesh.

Edhe më e dhimbshme bëhet kjo humbje për faktin se erdhi nga një skuadër thuajse U-23: Mbape, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes, është ende “fëmijë”, ashtu si shumë lojtarë të tjerë, ndërsa mungonte Radamel Falkao, i dëmtuar.

Fabinjo shënoi golin e dytë në minutën e 29-të, duke treguar edhe një herë se është një mbrojtës klasi, por Siti u ringjall në pjesën e dytë dhe gjeti golin e merituar me Sane në minutën e 71-të.

Vetëm “flakë kashte”, sepse në minutën e 77-të mesfushori 22-vjeçar Bakajoko shënoi golin që fundosi Sitin.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër mes Atletikos e Leverkuzenit nuk pati gola dhe ishte portieir Oblak më i miri në fushë për Atletikon, që mendoi veç të menaxhonte fitoren 4-2 arritur në Gjermani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here