Monako refuzoi 110 mln euro për Mbapenë?

0

Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, Monako paska marrë një ofertë të çmendur prej 110 milionë eurosh nga Mançester Junajtid për talentin e vet Kilian Mbape, por ka refuzuar.

“Cadena Cope” raporton se Junajtid ka bërë dy oferta, fillimisht 80 milionë, dhe më pas 110 milionë për fenomenin e Monakos, duke thyer edhe rekordin prej 100 milionë eurosh që pagoi për Pol Pogbanë verën e shkuar, por klubi francez kërkon më shumë dhe shpreson që vlera e zbulimit të vitit të rritet edhe më shumë.

Gjithsesi, te Monako mohojnë: “Nuk kemi marrë ndonjëofertë të tillë dhe sidoqoftë, nuk kemi në plan ta shesim lojtarin”.

Dakord, por po të ishte e vërtetë oferta prej 110 milionë eurosh, zor se Monako do të bënte numra, ndaj dikush gënjen në këtë histori.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here