Monako nis festën, mbreti i ri i Francës!

0

Më në fund, në Principatë festohet. E hap Mbape, e mbyll Zhermein. Monako shpallet zyrtarisht kampione e Francës, duke mposhtur edhe matematikën dhe duke treguar se, ndonjëherë, edhe me projekte dhe investime të llogaritura dhe jo shpërdorime, mund të arrihet suksesi, në ndryshim nga ajo që bëri skuadra e PSG-së, e cila sigurisht që mundi Monakon në gjysmëfinalen e Kupës së Francës, por trajneri Zhardim hodhi në fushë “fëmijët”…  Pra, të rinjtë. Objektivi ishte të ruante lojtarët, për ndeshje me Juventusin, të dytën, edhe pse s’ia doli në mrekullinë Champions, por sidomos për kampionatin, që u kthye objektivi kryesor. Ditën e djeshme, më në fund është thyer hegjemonia pariziene, pasi skuadra e PSG-së fitonte prej katër sezonesh radhazi titullin. Ky është titulli i tetë për Monakon, që kthehet ta fitojë këtë trofe pas plot 17 vjetësh, pasi hera e fundit ishte në sezonin 1999-2000.

Rekordi – Sakaq, Kilian Mbape futet në historinë e shekullit të 21-të… Lojtari francez, me golin e realizuar mbrëmjen e djeshme ndaj St Etienit në kampionat, ka shkuar në 15 gola, duke i bërë lojtari më i ri që shënon në këtë shekull kaq shumë, nëse përfshihen pesë kampionatet “top” të kontinentit (Angli, Spanjë, Gjermani, Francë dhe Itali). Sulmuesi është i vjetër 18 vite e 147 ditë. Sigurisht, edhe ditën e djeshme një gol i tij vendosi gjithçka, teksa francezi është ndër më të kërkuarit në merkato, saqë sipas medieve franceze, janë refuzuar plot 80 mln euro që kanë mbërritur në tavolinën e klubit. Por, kërkesa është mes 100 dhe 120 mln euro.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image