Monako merr një tjetër goditje, presidenti Ribolovlev arrestohet për korrupsion

Monako po kalon ndoshta një ndër momentet më të errëta të viteve të fundit, teksa nisja e sezonit ka qenë totalisht katastrofik për francezët. Vendi i parafundit në kampionat dhe i fundit në Champions, pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga nisja e sezonit konfirmojnë krizën që po kalon ekipi nga principata.

Si të mos mjaftonin gjithë këto gjëra, ditën e sotme policia franceze ka arrestuar presidentin, Dimitri Ribolovlev. Sipas asaj që raporton “Le Monde” manjati rus është arrestuar me akuzën për korrupsion. Ribolovlev është arrestuar mëngjesin e sotëm dhe ende nuk është liruar, sipas asaj që bëjnë me dije në Francë.

Ribolovlev njihet si njeriu kryesor që kontribuoi në ngritjen e Monakos, ku ka bërë shpenzime të mëdha, si dhe ka arritur të fitojë titullin kampion në Francë një herë. Manjati rus erdhi në krye të klubit të Monakos në vitin 2011. Pasuria e 51-vjeçarit, sipas asaj që ka raportuar “Forbes” thuhet të jetë 7.3 bilion dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *