Monako ia del mbanë, kampione e Francës!

0

Mrekullia është realizuar: Monako është kampione e Francës, edhe pse ende jo matematikisht, por është vetëm një formalitet pa vlerë. Kjo për faktin se skuadra nga principata shpartalloi sot Lilën 4-0 (102 gola të shënuar në kampionat, shifër e pabesueshme) dhe ka ruajtur 3 pikët e avantazhit nga PSG, që do të thotë se gjithçka ka marrë fund.

Monako është e para, duhet të luajë edhe një ndeshje të prapambetur kundër Sent Etienit të mërkurën, para se ta mbyllë sezonin javën e ardhshme në Renë. Të dyja ndeshje sa për statistikë dhe rekorde të reja, sepse në këtë moment Monako ka një golaverazh +73, ndërsa PSG ka golaverazh +56. Është e qartë që Monako jo vetëm që duhet të humbasë në dy ndeshjet që i kanë mbetur, por edhe PSG të fitojë rreth 15-0 në ndeshjen e fundit kundër Kaenit, një kombinim fantatiko-shkencor.

Sot PSG fitoi 5-0 në Sent Etien, me dy gola nga Kavani e Lukas Moura dhe një gol nga Draksler. Pikërisht Kavani feston, sepse ka shënuar 35 gola në kampionat këtë sezon, 9 më shumë se rivali më i afërt, Lakazet i Lionit.

Ndërkaq, gjithë pozicionet e tjera të kreut janë përcaktuar, ndaj java e fundit është interesante vetëm në fundin e tabelës. Janë në garë 5 skuadra dhe vetëm 2 të fundit bien në Ligën 2, ndërsa e treta nga fundi luan ndeshje play-off me të tretën e Ligës 2.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image