Monako befason Juven e Çelsin, gati firma me talentin rus

Një ndër zbulimet më të mëdha të Botërorit “Rusi 2018” ishte dhe mesfushori rus Aleksandr Golovin. Talenti i CSKA-së së Moskës u bë objekt merkatoje për shumë klube elitate nëpër Europë. Por së fundmi mësohet fati i 22-vjeçarit është vendosur.

Sipas raportimeve nga mediet franceze, 22-vjeçari ka refuzuar ofertat e klubeve si Çelsi dhe Juve për të firmosur me skuadrën e Monakos. Transferta e rusit do t’i kushtojë ekipit nga Principata 35 milionë euro.

Një faktor që ka ndikuar shumë në këtë transferim është dhe fakti që në principatë Golovin do ta ketë shumë më të lehtë të marrë një vend titullari sesa në radhët e Juves ose Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *