Monako akord me Leverkuzenin, 20 milionë për mbrojtësin e kombëtares

Benxhamin Henriks është një nga talentët e Bajer Leverkuzen. Mbrojtësi 21-vjeçar, i cili bën mirë dhe rolin e mesfushorit, është pranë kalimit në kampionatin francez. Monako është e interesuar për shërbimet e lojtarit, i cili ka zhvilluar dhe tre ndeshje me kombëtaren gjermane.

Ai debutoi në moshën 19-vjeçare me “Pancerat”, në ndeshjen përballë San Marinos dhe në miqësoren me Italinë. Klubi nga principata ka arritur akordin me Leverkuzen duke afruar 20 milionë euro për kartonin e Henriks, siç citon “Sport 1”.

Ky i fundit luan me “Aspirinat” që nga viti 2015 dhe ka zhvilluar 61 ndeshje me ekipin, ndërsa tashmë është gati për të nisur aventurën e re në Liga 1 dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *