Momenti më emocionues i Tiago Silvës, mbrojtësi nuk e harron Milanin

Tiago Silva njihet si një ndër mbrojtësit më të mirë në Botë. Braziliani spikati fillimisht me fanellën e Fluminenses dhe në vitin 2009 bëri kapërcimin e madh, duke kaluar në një ekip të madh si Milani.

Kaloi tre vite të mrekullueshëm në “San Siro”, ku u shndërrua në një nga më të preferuarit e tifozëve dhe më pas në vitin 2012 kaloi në Francë te PSG. Tashmë, janë mbushur plot 10 vite që Tiago Silva luan në futbollin profesionist në Evropë dhe për këtë arsye është intervistuar nga “globo esporte”.

Gjatë intervistës, 34-vjeçari u pyet se kush ishte momenti më i lumtur i karrierës së tij në Evropë deri në këtë momente. Përgjigja e mbrojtësit ishte e menjëhershme, ku tha se padyshim kalimi te Milani ishte më emocionuese se çdo gjë tjetër.

“Momenti im më i bukur gjatë këtyre dhjetë viteve? Kur u bashkova me Milanin. Ishte një ekip që që mund ta admiroje vetëm nga televizori”, u përgjigj shkurt Tiago Silva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *