Momenti i së vërtetës, Montela përzgjedh të riun shqiptar

0

Mesfushori shqiptar, Erald Lakti, spikati sezonin e kaluar me skuadrën Primavera të Fiorentinës, teksa ekipi i grupmoshave të klubit toskan fitoi trofeun e Kupës së Italisë për të rinj. 19-vjeçari shkodran pati rol kyç në këtë sukses duke luajtur me minuta minuta të plota dhe duke mbajtur shiritin e kapitenit në krah.

Talenti shqiptar ka marrë disa herë pjesë në stërvitjet e ekipit të parë, por momenti tani është prova e vërtetë. Emri i Laktit ka qenë në listën prej 29 futbollistësh të përzgjedhur nga trajneri Vinçenco Montela për grumbullimin e fazës përgatitore.

Lakti duke mbajtur trofeun e Kupës së Italisë për të rinj

Ditën e sotme Fiorentina ka zhvilluar seancën e parë në Moena të Trentos, ku mori pjesë dhe talenti shkodran. Nëse do ia dalë të bindë trajnerin Montela, Lakti do të mbetet pjesë e Fiorentinës gjatë sezonit të ardhshëm, në të kundërt e ardhmja e shqiptarit do të jetë një huazim në një ekip të një kategorie më të ulët. Lakti ka qenë pjesë e rregullt e grumbullimeve të kombëtares U19 të Shqipërisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.