Momenti i prezantimit, Kirev “blindon” portën e Kamzës

Kamza në ndeshjen kundër Teutës nuk kishte portier të dytë, pasi bullgarit Mario Kirev ende nuk i kishte mbërritur lejekalimi. Tashmë dokumentacioni është i plotë dhe trajneri Klodian Duro do e ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës me Kastriotin.

Kirev ishte zyrtarizuar si lojtar i Kamzës, por sot është prezantuar dhe ka pozuar me fanellën e klubit të ri. Ai tashmë do konkurrojë për një vend titullari me portierin tjetër Ilir Avdyli.

Kamza nuk e ka nisur mirë kampionatin, të paktën kështu mendojnë drejtuesit, të cilët pas humbjeve me Partizanin dhe Teutën shkarkuan trajnerin Bledar Devolli.

Aktualisht numërojnë tre pikë të grumbulluara pas fitores së marrë me Tiranën javën e parë të kampionatit. Në takimin e radhës me Kastriotin synohen vetëm tre pikët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *