Momenti i Keidi Bares: Rivaliteti me Manajn dhe rikthimi te Atletiko!

0

Keidi Bare luajti për 90 minuta në fitoren e Malagës ndaj Real Zaragozëz. Mesfushorit fierak, i është dashur të tregohet i duruar për të fituar besimin e trajnerit, pasi gjatë këtyre muajve është aktivizuar së shumti me skuadrën. Në një intervistë për “RTSH Sport”, 21-vjeçari flet mbi eskperiencën si titullar dhe për kombëtaren shqiptare.

“U aktivizova 90 minuta. Sigurisht dua më të mirën për veten time, por vendimi gjithmonë i takon trajnerit. Rikthim te Atletiko? Ndoshta ndonjë ditë mund të rikthehem te Atletiko Madrid, me punë arrihet çdo gjë).

“RIVALI” REI MANAJ – “ Jam i lumtur që Rei (Manaj) po bën ndeshje të mira me ekipin e tij. Besoj se Malaga do të jetë shumë shpejt në Primera Divizon, por shpresoj që këtë ta arrij dhe skuadra e Manajt (Albasete)”.
“Është krenari shumë e madhe për të luajtur për kombin tënd. Grumbullimi i kombëtares është në muajin mars dhe ka kohë. Për momentin nuk kam pasur ndonjë kontakt me trajnerin Kristian Panuçi”, tha Bare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.