Momenti i Emanuele Ndoj, skautë nga Serie A për mesfushorin

Emanuele Ndoj është një ndër lojtarët më premtues të kombëtares sonë. 22-vjeçari, aktivizohet me Breshian në Serie B dhe këtë sezon ka rënë jo pak në sy me paraqitjet e tij të mira, ku ka ndihmuar ekipin e tij të renditet në vendin e parë në kampionat.

Në sfidën e fundit, që Breshia luajti ndaj Karpit, Ndoj shënoi golin e dytë për ekipin e tij, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon. Së fundmi, nëpër mediat italiane ka bërë bujë lajmi se Sampdoria është një ndër ekipe më të interesuara për mesfushorin e kombëtares.

Sipas “Sampdoria news”, në sfidën mes Breshias dhe Karpit, ekipi ligur ka pasur vëzhgues të veçantë për Emanuelen. Një lajm i mirë si për lojtarin, po ashtu dhe për kombëtaren, pasi Sampdoria njihet për emrin e madh në futbollin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *