Momenti i Albi Allës, titullar ndaj Bosnje-Hercegovinës

0

Një sezon i shkëlqyer, kurorëzuar nga grumbullimi i parë me kombëtaren shqiptare, por nuk kanë fund lajmet e mira për Albi Allën.

Qendërmbrojtësi i Kukësit do të luajë titullar nesër ndaj Bosnje-Hercegovinës, duke pasur një shans të artë për të treguar sa vlen.

Është debutimi i Allës si kuqezi, pasi 24-vjeçari vetëm në fillim të vitit 2016 “zbarkoi” në Superiore duke ardhur nga futbolli grek dhe deri atëherë ishte pak i njohur në Shqipëri. Në pak më shumë se një vit, mbrojtësi i fuqishëm është bërë ndër lojtarët më të mirë në Superiore dhe tashmë ka bindur edhe De Biazin t’i besojë një vend në skuadrën kuqezi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.