Momente të vështira në Berat, apel i Tomorit

Tomori nuk ia doli të evitonte humbjen në shtëpi kundër Apolonisë në fundjavë. Ekipi fierak fitoi 1-4, duke i zhytur vendasit në vendin e fundit të Grupit B në Kategorinë e Parë.

Ekipi beratas ndodhet në kuotën e 10 pikëve, po aq sa ka edhe Turbina e Cërrikut, ndërsa Elbasani numëron dy pikë më shumë. Deri në fund kanë mbetur edhe tre ndeshje dhe Tomori ka nevojë për fitore për të qëndruar në kategori, të paktën të lërë pas një prej dy ekipeve me të cilat po rivalizon.

Vendi i fundit të dërgon në të dytën, ndërsa vendi i parafundit luan ndeshjen “play-out” kundër ekipit të vendit të dytë në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Klubi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i kërkuar ndihmë dhe mbështetje tifozërisë. Pasioni për futbollin në qytetin e lashtë është i madh, por vështirësitë e hasura dhe mos rikthimi në elitë i ka ftohur të gjithë.

Megjithatë, ka ardhur koha që ata të mbushin stadiumin dhe t’i japin një dorë ekipit për të rezistuar, pasi rrëzimi në të dytën do të ishte fatal për të gjithë.

DEKLARATA E PLOTË

Të dashur qytetar beratas, tifozë, sportdashës dhe ndjekës të Tomorit, duke parë rezultatet negative të skuadrës tonë të përbashkët, vrehim një distancim tuajin karshi klubit dhe lojtarëve:

Na vjen keq që kemi krijuar këtë frymë mosbesimi, por duke kërkuar ndjesë për rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit, kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj në këto momente të vështira.

Futbollistët tanë janë KAMPION! Ata kërkojnë vetëm mbështetje, mbështetje dhe mbështetje për të kaluar këtë “ngërç” psikologjik. Drejtuesit dhe stafi teknik është me lojtarët dhe mbështet vetëm lojtarët. Ata gëzojnë simpatinë tonë dhe ne jemi të bindur se do t’a kalojmë këtë situatë të keqe. Të bëhemi së bashku dhe duke mbështetur njëri-tjetrin do të shpëtojmë Tomorin nga zona e rrezikut.

Le të harrojmë gjithçka për një moment dhe të mos i çojmë nëpër mend rezultatet negative. Bëhuni bashk në mbështetje të lojtarëve.

om

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *