Moment tensioni në Vlorë, Osmani kundër tifozëve

Në minutën e 36-të të pjesës së parë mes Flamurtarit e Skënderbeut ka ndodhur diçka e veçantë: arbitri ka ndalur ndeshjen për shkak të sharjeve të tifozëve, por ndërkohë i dha karton të verdhë Tefik Osmanit.

Në fakt, korçari mori një top dhe e shkelmoi në mënyrë demonstrative ndrejt tifozëve, që me sa duket po e ofendonin. Gjithsesi, gjesti i Osmanit ndezi tifozët dhe arbitri ndëshkoi me karton veteranin, përveçse kërkoi nga Danilo Alvesh që të qetësonte tifozët.

Interesant është fakti e para pak ditësh Osmani u pyet në lidhje me ofendimet e tifozëve dhe pse nuk ndalen ndeshjet nga arbitrat, por korçari tha se nuk shqetësohej nga tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *