Moment i zi për Mavrajn, edhe sot në telashe

0

Humbja e rëndë në Mynih javën e shkuar, shoqëruar me shumë gabime dhe një penallti të shkaktuar, duket se ka lënë gjurmë te Mërgim Mavraj.

Qendërmbrojtësi i kombëtares sonë zbriti në fushë sot me Hamburgun e tij, për të tentuar autokritikën në ndeshjen shtëpiake kundër Borusias së Mënshengladbahut në Kupën e Gjermanisë.

Edhe pse luante në fushën e vet, përballë thuajse 50 mijë tifozësh, Hamburgu ka pësuar humbjen e parë që prej muajit nëntor, mes kampionatit e kupës, duke u eliminuar.

Gladbahu ka marrë superxhiro pas triumfit të çmendur arritur para një jave ndaj Fiorentinës dhe sot regjistroi suksesin e tretë rresht, ndërsa golin e parë e “gatoi” Mavraj, i cili në minutën e 52-të humbi duelin e shpejtësisë me mesfushorin mik Herrmann, duke shkaktuar 11-metërsh, që më pas u shndërrua nga gol nga Shtindël, ai i cili i shënoi 3 gola Fiorentinës.

Në minutën e 63-të Mavraj nuk pati fatin me vete, sepse i shkoi shumë rpanë barazimit, me një goditje të fuqishme me kokë, që përfundoi jashtë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here