Moment delikat, Milani pret 32 milionë euro deri në mbrëmje

Vjen momenti i së vërtetës: deri në orën 5 pasdite Li Jonghong duhet të derdhë 32 milionë eurot e shtimit të kapitalit kërkuar nga këshilli administrativ i Milanit. Nëse kjo shifër nuk vjen në kohë, fondi amerikan Elliott është gati të bëjë zëvendësuesin e aksionarit të maxhorancës, duke derdhur shifrën e kërkuar.

ORTAKU – “Gazzetta dello Sport” shpjegon se tashmë amerikanët e Elliott janë të bindur që ka ardhur momenti për të marrë drejtimin e Milanit dhe jo më kot kanë bërë gati 32 milionë eurot e nevojshme. Presidenti aktual Li do të ketë vetëm pak ditë kohë të shlyejë borxhin, përndryshe pas qershorit nuk do të jetë më pronar i klubit kuqezi. Natyrisht, ka ende kohë dhe duhet parë a do të prezantojë Li ndonjë ortak të ri, siç është premtuar. Flitet për Tomas Rikets, pronari i Chicago Cubs në bejsbollin amerikan, por ekziston edhe një person misterioz me të cilin po zhvillohen bisedime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *