Moize Ken e duan në Premier, oferta e fundit shtang Juven

Moize Ken është drejt transferimit tek Ajaksi. Juventusi ia ka ofruar kampionëve të Holandës në operacionin që do sillte kalimin e Matijs De Ligt në Torino.

Ofertat për sulmuesin e talentuar nuk mungojnë dhe e fundit ka ardhur nga Premier Liga. Evertoni është në kërkim të një sulmuesi dhe ka zgjedhur të investojë te 19-vjeçari italian.

Plot 35 milionë euro ofron klubi nga Liverpuli për lojtarin me origjinë nga Bregu i Fildishtë. Një shumë e tillë i duket interesante bardhezinjve, por ata nuk duan të nxitohen. Ken do të “shfrytëzohet” për të arritur te De Ligt, kështu që Evertonit i duhet të presë pak ose të piketojë një sulmues tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *