Moise Kean përshëndet tifozët nga makina, në Instagram njoftojnë policinë: Është e ligjshme?!

Transferimi më i bujshëm i merkatos së verës për Juventusin ishte largimi i talentit Moise Kean. Sulmuesi 19-vjeçar iu bashkua Evertonit duke siguruar minutat që i nevojiteshin. Pritja e ngroht nuk ka munguar për sulmesin, i cili është tashmë ndër të preferuarit e tifozëve.

Këta të fundit kanë shfrytëzuar çdo mundësi për të përshëndetur dhe përkrahur sulmuesin e tyre. Madje një ndodhi e freskët vjen nga një autostradë në zonat e Liverpool. Dy tifozë kanë parë teksa Kean po u udhëtonte në të njejtën rrugë dhe nuk kanë nguruar ta përshëndesin. Po thjesht një rënie borie por tifozët janë parë teksa bëjnë kërcimin e Kean në festimin e golit. Sulmuesi është ndier i vlerësuar nga ky xhest duke filmuar skenën gazmore me celularin e tij.

Videon 19 vjeçari e ka shpërndarë në rrjetet social në instagram, aty ku disa tifozë kanë kritikuar lojtatin e tyre. Sipas tifozëve Kean kiahte ngarë makinën me telefon në dorë duke u bërë burim aksidenti. Aq të indenjuar kanë qenë disa fansa saqë në komente kanë etiketuar njësinë e policisë lokale duke kërkuar t’u tregojnë nëse sjella është e pranueshme.

Megjithatë Policia Rrugore nuk është marrë shumë me rastin në fjalë duke hedhur poshtë çdo dyshim për ngritje akuze hetimi. Kean mësohet të ketë qenë me një shpejtësi jo më shumë se 50 km/h dhe nuk i ka shpëtuar dot tundimit që të regjistronte çastin e tifozëve duke thënë se “I do ata”, por jo aq shumë ata që i etiketuan policinë në komente./Sport Ekspres/