Moduli, goli i pësuar dhe e ardhmja, flet Veseli

0

Mbrojtësi Frederik Veseli ishte ndër më të mirët në takimin e sotëm ndaj Islandës. Në fund të takimit qendërmbrojtës i kombëtares sonë foli për Supersport në lidhje me ndeshjen dhe të ardhmen e tij me ekipin toskan.

GOLI –  “Kaloi 3-4 lojtarë, mund të evitohej, ishte meritë e tij. Ndoshta duhet të bënim një faull jashtë rregullave të “Fair-Play”. Bëri lëvizje shumë të bukur. Moduli? Kemi shkuar mirë, pati mirëkuptim me skemën e re. Është fillimi dhe mundtë përmirësohemi.  Tërheqja e mbrojtjes? E bëmë diçka të tillë se ata u vunë në kundërsulm”.

E ardhmja? “Kam edhe dy vite kontratë me Empolin. Shpresoj që nëse vjen ndonjë ofertë më e mirë, në Serie A apo ndonjë kampionat tjetër i rëndësishëm, do kisha bërë një ndryshim për më mirë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.