Modriç shfajëson Interin, Reali del blof

Ditët e fundit bëri bujë lajmi se Reali ka çuar në FIFA Interin, për shkak se klubi italian ka kontraktuar me Luka Modriç, edhe pse ky i fundit është nën kontratë me klubin madrilen.

Megjithatë, FIFA ka vepruar me shpejtësi dhe po aq shpejt duket se kjo çështje ka marrë fund. Don Balon në Spanjë shkruan se qeveria botërore e futbollit ka kontaktuar mesfushorin kroat, i cili ka nxjerrë blof Florentino Perezin.

Sipas Modriç, Interi nuk e ka kontaktuar asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë, për shkak se nuk kishte asnjë mundësi që të paguante mbi 150 milionë euro, shifër që duhej për të prishur kontratën.

Në këtë mënyrë, Interi del i qetë nga kjo histori, sepse deri tani kontaktet i kishte pasur vetëm me palë të treta, pa dalë asnjëherë hapur dhe duke lënë gjithçka në dorë të Modriç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *