Modriç rrezikon burgun

0

Luka Modriç rrezikon të përfundojë në burg, por jo në Spanjë. Në Kroaci ka vite që po zhvillohet një hetim në ngarkim të bosit të Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamiç, i cili te Dinamo ka kryer aktivitete financiare të cilat po kalojnë në sitën e hetuesve.

Një prej tyre lidhet me kalimin e Luka Modriç nga Dinamo te Totenhemi, në vitin 2008, për 21 milionë euro.

Në atë kohë Dinamo nuk futi thuajse asgjë në arkën e vet, sepse paratë u ndanë mes Mamiç dhe Modriç.

Tani zbulohet se nuk ka pasur një kontratë të tillë para shitjes dhe Modriç është nën akuzë për dëshmi të rreme.

Fillimisht mesfushori tha se kontrata ishte firmosur para transferimit të tij, por më pas u detyrua të pranonte se nuk e kishte të qartë çfarë kishte ndodhur.

Kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë mesfushorit të Realit, sepse ligji kroat parashikon burg nga 6 muaj deri në 5 vjet për raste të tilla.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image